Women4Cyber Albania dhe Huawei lançuan me sukses iniciativën inovative #Huawei4HER - WHITEHAT.al

Women4Cyber Albania dhe Huawei lançuan me sukses iniciativën inovative #Huawei4HER

400 0

Fuqizimi i gruas, përfshirja e saj dhe diversiteti ishin temat e Masterclass-it të parë të iniciativës #Huawei4HER, aktivitet i zhvilluar në datën 25 Maj në Tiranë me temë “Sigurimi i hapësirës kibernetike nëpërmjet shkencës së të dhënave”.

Pjesëmarrës nga akademia, sektori privat dhe publik morën pjesë në aktivitet për të diskutuar mbi çështjet që impaktojnë gratë në fushën e teknologjisë, e mbizotëruar historikisht nga meshkujt.

Dr. Eralda Dhamo, lektorja e ftuar, tregoi përvojën e punës dhe paraqiti vizionin e saj për të ardhmen e këtij dimensioni emocionues të TIK.

Eventi, i zhvilluar në Qendrën “TEN” në Tiranë, i moderuar nga presidentja e Women4Cyber Albania znj. Klorenta Janushi, tërhoqi interesin e shumë studentëve, të cilët shprehën vlerësimin e tyre për përfshirjen në ciklet e mentorshipit dhe kërkuan të organizohen më shumë evente të ngjashme në të ardhmen.

“Huawei4HER është një iniciativë, e cila ka mbërritur në momentin e duhur për ne dhe e konsiderojmë veten me fat që kemi mundësinë të takojmë e të njihemi me ekspertët më të mirë të TIK për të shkëmbyer përvojat tona përmes këtij cikli të dedikuar mentorimi”, u shpreh një nga studentët pjesëmarrës.

“Ngritja e kapaciteteve për gjeneratën e re do të formojë një brez më të përgatitur dhe një ekosistem kibernetik më të sigurt në Shqipëri,” komentoi Dr. Dhamo.

Ngjarja shënoi gjithashtu aktivitetin e parë të nismës #Huawei4HER, e cila do të shërbejë si një mekanizëm në Shqipëri për zvogëlimin e hendekut gjinor dhe të aftësive në sigurinë kibernetike.

Nisma ka marrë shumë reagime pozitive edhe në nivelin e BE-së dhe konsiderohet si një nga praktikat më e mira për t’u zbatuar.

Ne ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet tona sociale për të marrë lajme të përditësuara të nismës #Huawei4HER.

Instagram: Klikoni këtu

Linkedin: Klikoni këtu

Leave a Reply